Lajme Arkiva 2000
Këtu jemi në Komandën e Forcave Ajrore në periferi të Tiranës. Me një dekret të Presidentit Mejdani do të ndryshohet kreu i kësaj komande. Gjenerali Perlat Sula, largohet duke ia lënë stafetën Kolonel Astrit Jaupi. Sot në prezantimin e komandantit të ri Jaupi, në Komandë shkoi vetë ministri i Mbrojtjes Ilir Gjoni. Ndryshimi i kreut të kësaj komande ajrore vjen vetëm pak pas ndryshimeve të tjera në ministri.
Ministri Gjoni në zbatim të strukturës së re ka emëruar 11 drejtorë të rinj në Shtabin e Përgjithshëm. Vajtja në Komando sot ka shërbyer si shpalosje e nivele të reja rikonstruruese të ushtrisë shqiptare. Pasi është takuar dhe personalisht me ushtarakët, ministri Gjoni sqaroi për median strukturën e re.
"Ndyshimet synojnë për të mbushur organikat të cilat me rikosntrurimin e ri ishin të pambushura dhe në radhë të dytë ato sigurisht do të kenë një impakt real në realizimin e reformave dhe rikonstrurimin e ushtrisë."
Ndërsa për të ardhmen e forcave ajrore, ministri Gjoni shtoi:
"Është një gjë e ditur për ne, megjithatë koncepti i mbrojtjesa ajore tashmë ka ndryshuar. Ne do të përpiqemi që të fokusohemi në ato elementë të cilët janë të përshtatshëm për mbrojtjen tonë ajrore./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/