Petrit Ago per doganen e Morines: Cdo qytetar duhet te respektoje ligjin (15 Gusht 2000)

2020-08-04 1

Lajme Arkiva 2000
Dogana shqiptare respekton vetëm ligjet e shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Petrit Ago sot tha për Tv Klan se nuk do të shkelet ligji vetëm sepse duan disa individë. Edhe në shtypin e sotëm sipas Agos kishte spekullime se nuk ka patur shtesë taksan në Doganën e Morinit, thjesht është shtruar kontrolli dhe kërkesa e llogarisë nga doganierët.
"Në rastin konkret nuk bëhet fjalë as për taksën e solidaritetit, bëhet fjalë thjesht për taksat doganore dhe për subjektet që janë të licensuara dhe do t'i nënshtrohen objekteve doganore që janë tarifë doganore, tvsh dhe akcizë për mallrat që janë në akcizë. Do të ishte absurde të mendonim që në Doganën e Morinit mund të kalosh me cigare pa paguar detyrimet doganore dhe në një doganë tjetër të paguhen të gjitha detyrimet doganore."
Nuk mund të nxjerrim rregullore të veçantë vetëm për Morinin thotë Ago pasi nuk ka pse të veçohet nga pika të tjera doganore. Sipas kryedoganierit puna në Morinë vazhdon normalisht.
"Dogana e Morinit funksionon, ka patur verifikime. Dhe ata që pretendojnë që duke zënë rrugën do të realizojnë qëllimet e tyre mua nuk më duket normale. Çdo qytetar është i detyruar që të zbatojë ligjet e shtetit të tij."/tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/