Salcë me patëllxhanë nga zonja Vjollca

2020-08-04 1

Salcë me patëllxhanë
Përbërësit:
1 kg patëllxhanë
2 lugë gjelle lëng limoni
4 lugë gjelle vaj ulliri
3-4 thelpinj hudhër
4 lugë gjelle susam ( I pjekur) ose tahini 80 gr
kripë dhe piper të zi
gjethe nenexhiku 12 copë
2 lugë gjelle kos
Përgatitja:
Lajmë patëllxhanët I thajmë ato dhe I vendosim në një tepsi ku kemi shtuar letër pjekje. I vendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 190 gradë celsisus për 20-25 minuta. Pasi të kalojë kjo kohë. I largojmë nga furra I vendosim në një tas dhe I mbulojmë me qëllim që të dalë lëkura lehtë. Pasi largojmë lëkurën tulin e patëllxhanit e vendosim në një tas. Shtojmë në të kripë, piper të zi, hudhra të shtypura,lëng limoni, vaj ulliri, kos, susam të pjekur pa yndyrë. I përziejmë mirë dhe e shërbejmë në një tas të zbukuruar me vaj ulliri dhe nenexhik.

Free Traffic Exchange