Një letërsi e pa dëgjuar më parë, ajo letoneze, ka ardhur e shqipëruar nga përkthyesja Anxhela Çikopani.
?Nën hijen e Kodrës së gjelave? e autorit Osvalds Zebris është një roman historik, rrëfen lindjen e ndërgjegjes kombëtare të kombit letonez, në kohën kur vendi ishte ende pjesë e Perandorisë Ruse.
Në vitin 1905 pushteti i carit rus në perandorinë e tij të madhe po kërcënohet dhe qyteti baltik po tronditet nga revoltat punëtore, dhuna dhe pogromet. Revolucioni do të vërë kundër njëri-tjetrit edhe dy shokë fëmijërie dhe kodra ku janë rritur shndërrohet në skenën e një tragjedie.
?Autori trajton tema të ndryshme, luftën dhe sakrificën e të rinjve letonezë, të cilëve iu desh të rriten me ngut dhe që paguan me gjak refuzimin e sundimit të huaj në tokën e tyre, dhunën e masave fshatare që, më shumë se drejtësinë, kërkonin hakmarrjen?.
?Nën hijen e Kodrës së gjelave? në plan të parë ka ngjashmëri edhe me realitetin tonë ku gjithnjë populli shqiptar ka kërkuar lirinë e munguar.
Ky roman është shpallur fitues i Çmimit Europian për Letërsinë, në vitin 2017.
Klan Plus
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/