#tvora #rtvoranews
Dhjetra familje kanë dalë për verim në Bjeshkët e Tropojës bashkë me mijëra kokë bagëti. Në Sylbicë u mbajt festa e qethjes së deleve, një aktivitet që veç ruajtjes së traditës synon nxitjen e turizmit.
Bjeshkët e Sylbicës konsiderohen ndër më të bukurat në Tropojë. Nis në 1600 metra lartësi e mbaron në 2300 metra mbi nivelin e detit.
Maja e Gjerovicës dhe ajo e Shkëlzenit i qëndrojnë si shpatulla, ndërsa mes tyre shtrihet një hapësirë ku syri të kap vetëm gjelbërim. Muajt e verës u japin jetë.
Dhjetra familje me mijëra bagëti janë vendosur atje për verim. Është dita e qethjes së deleve.
Për ta kthyer traditën në festë, në Bjeshkë u ngjitën edhe artistët e Ansmblit Dardania. Rituali i qethjes u shoqërua me këngë e valle në një ansambël natyror.
Një organizim që synon, ruatjen e traditës por dhe promovimin e turizmit të natyrës.
?Kjo ka qenë një festë ku e gjithë malësia bashkohet.?
Ndër breza verohet nga fiset Bytyç e Berishë të cilët krahas staneve vitet e fundit kanë nisur të ndërtojnë vila e hotele për të pritur turistë.
?Për mua nuk ka gjë më të bukur.?
Afër i pastër, ujë i ftohtë e natyrë e bukur. Ushqim bio.
Një ofertë që ndjell çdo vit mijëra njerëzh t?i ngjiten alpeve. Mahnit edhe ata që syrin e kanë të mësuar me bukuritë e Bjeshkës.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/magjia-e-sylbices-dhjetra-familje-verojne-ne-bjeshket-e-tropojes/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv