Certifikohet rezultati i zgjedhjeve/ Shqiptarët me 32 mandate në Maqedoninë e Veriut - Vizion Plus

2020-08-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maqedonia e Veriut gjendet në një periudhë tranzicioni pas shpalljes së rezultateve zyrtare të zgjedhjeve të parkohshme parlamentare të cilat u mbajtën më 15 korrik.Kuvendi i Maqedonisë së Veriut numëron 120 deputetë ndërsa gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar, shqiptarët do të përfaqësohen me 32 deputetë të shpërndarë në parti dhe koalicione të ndryshme. Lidhja Social Demokrate ka marrë shumicën e votave duke siguruar 46 mandate, në rastin e një koalicioni me partinë Bashkimi Demokratik për Integrim arrihet shumica e nevojshme për qeverisjen.Por kushti i Ali Ahmetit është që kreu i ekzekutivit të jetë shqiptar. Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka bërë të ditur se bisedimet për qeverinë e re do t?i nisë pas datës 2 gusht.Shpallja e rezultateve nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i hap rrugën konstituimit të përbërjes së re parlamentare, në të cilën do të zgjidhet edhe kryetari i ri i Kuvendit.Në bazë të kushtetutës, presidenti Stevo Pendarovski mandatin për formimin e qeverisë së re, ia jep liderit të partisë apo subjektit politik që siguron shumicën parlamentare për formimin e qeverisë.Në garë për marrjen e mandatit janë LSDM-ja si parti e parë, por edhe VMRO-DPMNE e cila ka siguruar dy vende më pak në Kuvend, por ka nisur konsultimet me partitë e tjera.