Ndërsa janë në pritje që shumica të japë një përgjigje për propozimin surprizë që bën duke u shprehur për hapjen e 100 përqind të listave zgjedhore, demokratët janë kategorikisht kundër heqjes së koalicioneve parazgjedhore.
Propozimi i miratuar nga Këshilli i legjislacionit për hapjen e jo më pak se 2 të 3 të listave për demokratët është një manovër e Edi Ramës për të përzgjedhur sërish ai deputet që ulët në parlament.
Oerd Bylykbashi hedh poshtë dhe qëndrimin e Kryeministrit se hapja e listave do të çonte në ndërlikim të procesit të administrimit të votave për shkak të numrit të lartë të kandidatëve të koalicioneve. Ai publikon dhe një variant të mundshëm të fletës së votimit.
Po ashtu demokratet kanë gati dhe mekanizimin që do të ruante barazinë gjinore në rast të hapjes 100 përqind të listave zgjedhore.
Për opozitën jashtëparlamentin dhe koha e mbetur deri në 30 Korrik kur shumica ka vendosur të miratojë në Kuvend ndryshimet kushtetuese është e mjaftueshme që Këshilli Politik të arrijë marrëveshjen.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/