Funksionimi i pishinave, sipas protokollit të Qeverisë

2020-08-04 0

Për shkak të koronavirusit, për shumë qytetarë, këtë verë bregdetet do të mbeten vetëm një dëshirë dhe asgjë më shumë. Mundësia e vetme për të gjetur freskinë janë pishinat të cilat tashmë po punojnë sipas protokolleve shëndetësore. Në qendrën sportive ?Boris Trajkovski? notuesit mund të shkojnë për not tre herë në ditë, në kohëzgjatje prej një ore dhe atë paraprakisht me termine të caktuara përmes telefonit. Udhëheqësit e këtij institucioni thonë se interesimi është shumë I lartë.




?Gjatë ditës kemi orare të caktuara kur ushtrojnë klubet e sportit dhe termine të caktuara të cilat janë dedikuar për notuesit rekreativë. Terminet janë, në mëngjes nga 7 deri në 8. Pastaj nga ora 13 deri në orën 14 dhe nga ora 21 e 30 deri në orën 22 e 30. Mund të them se të gjitha terminet tashmë janë të plotësuara  nga notuesit rekreativë që vazhdimisht vijnë këtu gjatë gjithë vitit. Në hyrje kemi shënuar ku duhet të qëndroj çdo visitor. Ndërsa hyjnë brenda fillimisht dezinfektojnë këmbët, u matet temperature të gjithëve?- deklaroi Simona Jovanovska, qendra sportive ?Boris Trajkovski?.

Notuesit që takuam në këtë pishinë shprehen të kënaqur me hapjen e pishinave. Madje janë të kënaqur edhe protokollet shëndetësore.

?Sot është dita e parë në pishinë. Mezi prisja të hapet, cilësia e ujit është shumë e mirë. Jam shumë I kënaqur me masat e mara. Për nevojat e mia, terminet janë të mjaftueshme, për të tjerët nuk e di, secili ka kapacitetin dhe fuqinë e tij?.

?Ky është vërtet një bekim që mund të na jepni. Për fat të mirë është hapur, është mjaft e rregulluar dhe shumë patër. Unë jam nga Mali I Zi dhe shumë më mungon deti, kjo është një formë kompenzimi. Vij tre herë në javë, sot është hera e tretë?.

Protokolli për funksionimin e pishinave gjatë pandemisë me KOVID-19, përveç respektimit të masave themelore parandaluese për mbrojtje personale, përcakton se është e detyrueshme të mbani distancë para pikave për shitjen e biletave prej 1.5-2 metra. Mes të punësuarit dhe vizitorit të sigurohet distancë prej 1,5-2 metra apo barrierë mbrojtëse, Të rekomandohet dhe praktikohet pagesa pa kontakt me kartela kreditore. Të sigurohet dhe rekomandohet blerje online e biletave.




Melihate Rustemi