#tvora #rtvoranews
Vendimi i ndalimit të muzikës dhe festave si masë kundër përhapjes së koronavirusit, bën që pas orës 20:00 e gjithë vija bregdetare të heshtë. Biznesi thotë se kjo po i përkthehet në humbje, ndërsa të rinjtë për argëtimin e munguar. Ndërsa policia nga ana tjetër është në terren për të ndëshkuar të pabindurit.
Pavarësisht kundërshtive, një pjesë e biznesit po zbaton vendimin e qeverisë me qëllim shmangien e grumbullimeve për të ashtuquajturën jetë nate.
?Siç e shikoni, këtu është një qetësi totale, ora shënon 20:00.?
Administratorët thonë se muzika është frymëmarrje për këtë biznese, ndaj kërkojnë lejimin e saj me rregulla e kontrolle të shtuara
?Të rikthehet muzika, dhe të merren masa drastike, të rrepta që edhe ne t?i zbatojmë siç ka thënë Ministria e Shëndetësisë.?
Pa DJ e këngëtarë, lokalet në zonat bregdetare mbeten pa klientë dhe stafet e shërbimit rrezikojnë punën.
?Kemi marrë një paralajmërim për shkurtimin e vendeve të punës, por nuk e dimë se kush do jetë i prekuri.?
Ndërsa pushuesit nuk kanë më një alternativë për të kaluar mbrëmjen.
?Saranda pa jetën e natës është thuajse zero, për faktin se është ajo që i akumulon njerëzit?.
Por jo të gjithë bizneset kanë treguar ndërgjegjësim.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/pushime-pa-jete-nate-biznesi-ankohet-per-humbjet-pushuesit-per-argetimin-e-munguar/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv