Sezoni turistik këtë vit, për shkak të pandemisë nisi më 1 qershor, por në plazhin e Semanit ende nuk ka nisur. Si pasojë e prurjeve të detit, në këtë zonë të plazhit formohet gjoli, ku grumbullohet uji. Për heqjen e këtij uji të grumbulluar, bashkia në vitet e kaluara ka hapur portën në kanalin kullues, por këtë vit nuk u është përgjigjur kërkesave të qytetarëve të cilët kanë biznese. Ndonëse kaloi 1 muaj nga çelja zyrtare e sezonit turistik, në këtë plazh nuk kishte asnjë pushues. Çadrat janë të pahapura, shezlongët si dhe lokalet në këtë plazh janë bosh. Bisnesmenët e këtij plazhi iu drejtuan Fiksit sepse nuk kanë gjetur zgjidhje pasi Bashkia e Fierit nuk kishte vënë në zbatim hapjen e portës në kanalin kullues të gjolit. Mos hapja e kanalit kullues, penalizon bizneset pasi pushuesit nuk kanë ku të kalojnë dhe të frekuentojnë këtë zonë të plazhit. Madje dhe bizneset nuk kanë bërë përgatitjet e tyre që të mirëpresin pushuesit. Ndërkaq, një tjetër shqetësim nga ky gjol është dhe mungesa e energjisë elektrike. Energjia në këtë zonë lidhet vetëm gjatë muajve të sezonit veror, ndërsa në muajt e tjerë nuk ka. Ndërkohë, shtyllat që bëjnë lidhjen e energjisë janë në ujin e grumbulluar në gjol dhe për aq kohë sa ka ujë, teknikët nuk mund të bëjnë ndërhyrje për të lidhur energji. Pas ankesës së pronarëve të strukturave të shërbimit në plazhin e Semanit, Fiks Fare u interesua pranë Bashkisë së Fierit se pse nuk po hapej porta e kanalit kullues. pas ketij interesimi, Bashkia e Fierit ka hapur portën në kanalin kullues pranë gjolit. Bisnesmenët shprehen se për 2 ditë përfundoi tharja e ujit dhe se pushuesit e kanë të lehtë të kalojnë me makinat e tyre dhe të frekuentojnë plazhin per periudhen e mbetur te sezonit turistik.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Seman#TopChannel