Report TV -OFL/ Lleshaj: GJKKO ka dhënë 50 vendime sekuestrimi të pasurisë së krimit

2020-08-04 0

Sandër Lleshaj ka folur për 6 muajt e parë të punës së OFL, e cila ka një mandat 1 vjeçar duke thënë se puna ka ecur mirë, duke marrë parasysh që ka qenë një vit jo dhe aq i mirë për shkak të pandemisë. Ai tha se pasuria e mbi 100 personave të parë të krimit e kanë kaluar derën e prokurorisë dhe janë në gjykatë në pritje të konfiskimit apo jo të pasurisë së tyre. Lleshaj tha se gjykata ka dalë deri tani me rreth 50 vendime sekuestrimi dhe se janë me qindra të tjera që presin radhën sa të trajtohet dosja në prokurori e respektivisht pastaj në gjykatë.