Meta 'fillon fushatën' dhe parashikon fitoren e PD-së: Nëse Rama më do në Këshill të më ftojë

2020-08-03 0

Presidenti Ilir Meta bëri një deklaratë mjaft të fortë duke 'harruar' se është mbi palët. Kreu i shtetit la të kuptohet bindjen e tij se socialistët do të humbasin zgjedhjet e vitit 2021, kur tha se ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që lidhet me betimin dhe që socialistët i hoqën kompetencat atij, do të rishikohet nga kuvendi i ri vitin e ardhshëm.