Sulmet ndaj ndërkombëtarëve/ Meta: Jam kundër diplomatëve karagjoz që tallen me kushtetutën

2020-08-03 0

I pyetur nëse vepron me dy standarde, ku nga një anë sulmon ndërkombëtarët dhe më pas i thërret në zyrë, presidenti Meta tha se ai nuk është kundër diplomatëve, por kundër atyre 'diplomatëve karagjozë' që tallen me Kushtetutën e Shqipërisë dhe vënë në dyshim kompetencat e tij. Meta tha se është gjithmonë në shërbim të integrimit të vendit dhe plotësimit sa më parë të kushteve.