Ora News - Biznesmenit në Tiranë i vjedhin e-mail-in dhe i marrin gati 90 mijë euro

2020-08-03 0

#tvora #rtvoranews
Një biznesmen ka rënë pre e një skeme mashtruese, ku nëpërmjet ndërhyrjes në email i janë grabitur rreth 90 mijë euro. Gjatë kohës që ai bënte blerje online, një shtetas i huaj i cili tashmë është identifikuar, ka ndryshuar faturën duke i përvetësuar shumën. Policia bën me dije se ka identifikuar autorin dhe ka bllokuar shumën e vjedhur.

Një biznesmen shqiptar ka rënë pre e një skeme të vjedhjeve online, duke i përvetësuar 90 mijë euro.

Biznesmeni kryente blerje online, ndërsa një person me shtetësi të huaj ka ndërhyrë në e-mailin e tij duke ndryshuar faturën dhe adresën me qëllim përvetësimin e rreth 90 mijë eurove.

Biznesmeni ka denoncuar në polici vjedhjen që është kryer nga persona të paidentifikuar, nëpërmjet skemës mashtruese.

Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale, pas marrjes së kallëzimit në qershor të këtij viti, ka konstatuar se nëpërmjet teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, hakeri i huaj kishte krijuar adresa të rreme elektronike, të ndërtuara me qëllimin për të mashtruar viktimat dhe për të devijuar transfertën e parave.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/biznesmenit-ne-tirane-i-vjedhin-e-mail-dhe-i-marrin-gati-90-mije-euro/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange