Një pjesë e Strugës edhe këtë verë po përballet me problemin e vjetër, mungesën e ujit të pijshëm nga sistemi ujësjellësit të qytetit. Struga, e cila i ka ujërat edhe të Liqenit të Ohrit dhe të lumit Drini i Zi, por nuk ka furnizim të rregullt me ujë për të gjithë banorët e saj. Qytetarët që jetojnë në lagjen "Misleshevski Pat", thonë se më shesh ujë nuk kanë gjatë ditës.
"Në mëngjes e lëshojnë deri në orën 10-11 dhe pastaj mbaron. Mbushim shishe plastike, impiante me energji diellore për tu ngrohur ujin, që më pas të bëjmë dush. Ngrihemi në orën 12-01 të mesnatës, atëherë e lëshojnë, jemi bërë si lugetër për një pik ujë ... Çdo vit fëmijët e mi vijnë nga jashtë, dhe nuk kanë ujë për të pirë."
"Nuk e di se çfarë do të bëjmë. Në mëngjes vjen pak. Tani nuk ka. Nuk mund të laheni. Do të fillojmë të mos paguajmë".
Ka problem me presionin e ulët në katet më të larta në disa ndërtesa në të gjithë Strugën, ndërsa ujë të mjaftueshëm nuk ka as në disa prej fshatrave të Strugës.
"Kështu ka qenë edhe vitin e kaluar dhe këtë vit. I tejkaluan të gjithë kufijtë. Kam qenë tek Ujësjellësi edhe vitin e kaluar. Na thonë se nuk ka ujë dhe askush nuk po merr masa".
Nga Ndërmarrja Publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi -Strugë, thonë se problemi është si pasojë e zgjerimit të qytetit, në të njëjtën kohë u bëjnë thirrje qytetarëve që të përdorin ujin në mënyrë racionale. Një problem shtesë është edhe fluksi i zvogëluar i burimeve në fshatin Gorna Belica prej vetëm 60%, nga ku një pjesë e Strugës furnizohet me ujë.
Miki Trajkovski