Ura Vajgurore bëhet Dimal/ Qyteti ndryshon emrin - Vizion Plus

2020-08-03 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dimal, është emri i ri i qytetit të Urës Vajgurore. Ndryshimi u miratua këtë të premte në mbledhjen e këshillit bashkiak më 19 vota pro pas një viti konsultash publike.Kryebashkiakja Juliana Memaj, nëjherësh një nga nismëtaret për ndryshimin e emrit të qytetit, e cilësoi vendimin si një hap të rëndësishëm.JULIANA MEMAJKRYEBASHKIAKE E DIMALIT?Avantazhet kryesore që na sjell ndryshimi i emrit të bashkisë janë avantazhet ekonomike që do të realizohen nëpërmjet zhvillimit të turizmit historik.Arkeologët janë duke punuar për të rijetëzuar qytetin antik të Dimalit dhe për ta shndërruar atë në një sit arkeologjik nëpërmjet anfiteatrit dhe një muzeu historik që do të ndërtohet aty,duke e shndërruar këtë zonë në shumë të vizitueshme për turistët. Ky ndryshim nuk do të ketë asnjë kosto për qytetarët dhe nuk do të ketë ndyrshime kufijsh.Propozimi për emrin e ri të qytetit erdhi pas zbulimit të rënojave të qytetit antik të Dimalit në këtë bashki.Prej vitit 1992, kjo është hera e parë kur një bashki në vendin tonë merr vendim për ndryshimin e emërtimit.Një hap ky pozitiv duke patur parasysh disa nga emërtimet propagandistike të periudhës komuniste. Emri Ura Vagurore qyetit u vendos në vitet 1946-1947, kur në këtë lokalitet u ndertuar depozitat e mëdha të vajgurit të cilat përpunoheshin në Kuçovë.