http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti Ilir Meta pati një takim këtë të premte edhe me kryedemokratin Lulzim Basha, në Presidencë.Ai shkroi në ?Facebook? se edhe ky takim është mbajtur për të diskutuar për marrëveshjen e 5 qershorit të miratuar të enjten në Parlament.Kreu i shtetit kërkoi nga opozitarët që të vijojnë diskutimet në Këshillin Politik.?Sapo përfundova një takim me kërkesën time me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe liderin e Opozitës së Bashkuar z.Lulzim Basha. E sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit. E falenderova për kontributin konstruktiv në arritjen e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe i kërkova të vazhdojnë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi. Inkurajova vijimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë partnerët e investuar për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe që kanë mbështetur Këshillin Politik në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.?Takimi i Metës me Bashën erdhi pas atij që pati me ambasadorët e BE. Edhe ata, presidenti i siguroi se do të dekretojë menjëherë marrëveshjen e 5 qershorit.