Dy termetet e njepasnjeshme qe rane vjeshten e vitit te kaluar e nxorwn te pabanueshme shtwpinw e familejs se 81 vjecares sulltane ramalliu nw njwsinw 3 nw Tiranw. Por me mbeshtetjen e biznesit shtepia u rindertua dhe kryetari i bashkisw sw Tiranwserjon veliaj i ka dorwzuar nwnw sulltanes çelësat e baneses së re.
?Jam shumë i lumtur që zgjidhëm një hall jo të vogël për nënë Sulltanen, hallin e shtëpisë. Nga sot kjo familje do të jetojë në një shtëpi më dinjitoze dhe unë besoj fort te një qytet që ecën me të njëjtin ritëm, e jo disa më shpejt, e disa të tjerë që mbeten pas, herë prej fatkeqësive natyrore, herë prej tragjedive njerëzore. Qyteti ynë duhet të ecë me një shpejtësi?
Veliaj shtoi se dhënia e pagesave të tërmetit dhe marrja e vendimeve për rindërtimin e banesave të reja do të vazhdojë për të 27 njësitë e Tiranës. Ai tha se shumë shpejt do të nisë shqyrtimi i vendimeve për rindërtimet në zonën e Kinostudios dhe të disa pallateve të tjerë të dëmtuar në kryeqytet.
?Mezi pres që vendimet që morëm për Kombinatin të pasohen nga vendimet për Kinostudion. Sigurisht, këto janë projekte që duan më shumë kohë. Kemi parë raste kur problematika të dukurive natyrore nuk janë zgjidhur prej vitesh, siç është rasti i përmbytjeve në Shkodër, kur qeveritë e mëparshme nuk i dhanë as për 10 vjet. Por, kemi shembullin se për 10 muaj kemi filluar pagesat e tërmetit të nëntorit, ndërkohë që kemi mbyllur pagesat për tërmetin e shtatorit. Për sa kohë që do të vazhdojmë me këtë frymë të mirë, do jetë vetëm çështje kohe sa t?i zgjidhim të gjitha këto halle. Për banorët që kanë marrë dëmshpërblimet për dëmet e kategorisë së parë, të dytë dhe të tretë, janë provë konkrete se askush nuk po rri, por letrat duhen bërë siç duhet?
Veliaj tha se vëmendja e bashkisë ka qenë jo vetëm për dhënien e pagesave të tërmetit, por edhe për të garantuar një shpërndarje transparente.
?Duhet të sigurohemi që jo vetëm bëjmë pagesat, por edhe të jemi transparent. Kur njerëzit më pyesin pse shkon në çdo shtëpi, u them se është e nevojshme që njerëzit të shohin me sytë e tyre se kush janë fytyrat e vërteta që përfitojnë; se nuk po përfiton një kryetar i partisë apo një shoku ynë, por janë njerëz të këtij qyteti, të cilët i zuri halli i tërmetit dhe i pandemisë, e që me ndihmën e komunitetit, të qeverisë dhe të bashkisë, janë drejt zgjidhjes?
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click H...