Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim nga Lezha ku mori pjesë së bashku me ministrin Klosi në një aktivitet për turizmin është shprehur se Amerika është në krah të Shqipërisë. "Fillimisht Mesazhi im sot për ju, Ju Falenderoj që më keni ftuar që të jem këtu me ju Eshtë një kënaqësi shumë e madhe që të jem këtu me ju. Ghithashtu kam dëgjuar nga ministri që ju jeni vullnetarët e parë të cilët mikprisni turistët në Shqipëri dhe ju I afroni përshëndetjet tuaja.
Ky vit është paksa ndryshe nga vitet e kaluara pasi ka problemin e corona virusit , por jam e kënaqur të shoh se si keni bërë përshtatje në bazë të ndryshimit të situatës . Në vend që të gjenit një mënyrë për të mos e vazhduar projektin tuaj ju keni gjetur një mënyrë tejet të mirë për të vazhduar me të. Kam tani në Shqipëri 6 muaj dhe kam pasur mundësinë që të vizitojë shumë zona të bukura. Berat, Vlora, Saranda, pasksa në Krujë.
Po jam po aq e kënaqur që kam mundësinë që të jem këtu sot në mënyrë që të dëshmoj bukurinë natyrore të Shqipërisë . sepse në fakt është një thesar jo vetëm për Shqipërinë por për gjithë botën dhe me mezi pres që kjo të bëhet një thesar akoma më i shndrritshëm për të tjerët. Dhe mbrojtja e mjedisit fillon me pastrimin e tij.
Dhe jam po ashtu po aq e kënaqur që je nuk jemi, nuk tregohemi vetëm përgjegjës për mbeturinat të cilat mund të krijohen në përditshmërinë tonë por gjithashtu ne jemi persona, të cilët kudjesemi që mund ta mirëmbajmë dhe ta pastrojmë mbeturinat që të tjerët mund të krijojnë sepse në momentin që unë mbledh mbeturinat që unë krijoj është një akt që tregon përgjegjshmëri nga ana ime, por në fakt ndërsa unë merrem me mbledhjen e mbeturinave të krijuara nga të tjerët sepse e shikoj këtë si problem.