Arben Imami: Nuk jam as agjent i grekeve dhe as i amerikaneve (14 Gusht 2000)

2020-08-03 1

Lajme Arkiva 2000
Partia Alenca Demokratike ka reaguar sot ndaj raporteve të botuara në shtyp mbi marrëdhëniet greko-shqiptare. Sipas kësaj partie raportet dhe komentet që e pasuan atë janë krejtësisht të pavërteta. Një nga krerët e kësaj partie, ministri Arben Imami ka shpërfillur akuzat e Partisë Demokratike sipas të cilave ato rezultojnë agjentë të Greqisë.
"Unë çmoj se në këtë sulmin e fundit që është bërë, PD nuk ka ndonjë element të ri praktikisht. Prej vitesh flitet për agjentë. Nuk është një gjë e re për mua dhe karrierën time. Që nga viti 1990 jam akuzuar për agjent të amerikanëve dhe më vonë për agjent të komunizmit."
Ndërsa përsa i përket akuzave të selisë blu për ngjarjet e vitit 1997, Imami tha se nuk ka mbajtur as pushkë dhe as kapotë. Ato i ka mbajtur vetë Berisha si provincial. Vetë Imami ka vlerësuar ngjarjet e vitit 1997 si një lëvizje popullore dhe të drejtë./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/