Top News - Prona e Shkëlzen Berishës/ E blen 1.8 mln euro në Marqinet

2020-08-03 26

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, permes një kredie të dyshimtë, ka blerë disa prona me vlerë 1.8 milionë euro në zonen e Vorës. Dokumentet a e publikuara nga mediat online vertetojne se pasuria e paluajtshme ndodhet në Marqinet fare prane me Gërdecin, aty ku ndodhi shperthimi tragjik i 15 marsit 2008 nw fabrikwn e demontimit te armeve. Pervec akuzave per ish ministrat e kohes dhe zyrtareve te tjere, gjate hetimeve doli edhe emri i Shkelzen Berishes si i perfshire ne skandal. sa i takon prones e blere e fundmi në 24 dhjetor të 2018, Shkëlzen Berisha, përmes kompanisë ?Logal? sh.p.k, të cilën e zotëron me 100 % të aksioneve, ka marrë një kredi me vlerë 1.8 milionë euro pranë një banke të nivelit të dytë . Si garanci për këtë kredi, Shkëlzen Berisha deklaron se ka lënë 6 pasuri të paluajtshme arë, troje dhe ndërtesa, të cilat thotë se i ka blerë me kredinë në fjalë. sipas te dhenave te publikuara nga gazeta shqip këtë godinë të blerë në vitin 2018, të cilën Shkëlzeni e përdor për një biznes, nuk e ka deklaruar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, duke u ekspozuar kështu përpara një vepre penale, atë të fshehjes së pasurisë. Përgjatë 15 viteve të fundit, askush nuk e di se çfarë pune ka bërë djali i ish-kryeministrit. Por thuhet se Shkëlzen Berisha ka punuar shumë pak, ose aspak dhe se shumë benefite i ka siguruar nëpërmjet lidhjeve që krijonte nga i ati. Sali Berisha thotë në deklaratën e tij se ka një pasuri modeste, të përbërë nga vetëm një shtëpi dhe disa kursime që nuk i kalojnë 10 milionë lekë të vjetra. Por ndryshon puna me pasurine e Shkëlzenit. Ai ka me dhjetëra llogari bankare nga Shqipëria deri në Suedi dhe deklaron qindra mijëra euro të ardhura nga puna si konsulent. Pas publikimit te lajmit per pronen 1.8 mlinine euro te blere nga Shkelzen Berisha ka reaguar edhe numri dy i socialistëve Taulant Balla permes nje postimi ne rrjetet sociale. Balla e pyet Shkelzenin nëse ka ndonjë gjëpër të thënë lidhur me këto akuza. ?Zen, ke gjë për të thënë? Apo shpifje nga ato që pastaj në gjykatë dalin ndryshe edhe kjo? Eh mor Zen! Babi dhe Luli qajnë për ekonominë dhe kërkojnë pagë lufte, ty Covid-19 të paska shtu pasurinë. Eh mor Zen, eh!?, shkruan Taulant Balla në postimin e saj.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow ...