Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi pas mbledhjes së sotme tha se çdo gjë duhet të bëhet në transparencë, pasi çdo veprim i njëanshëm minon dhe nxjerr nga shinat marrëveshjen e 5 qershorit. Ai theksoi se çdo ndryshim duhet diskutuar me transparencë dhe konsensus mes palëve. Kurse Petrit Vasili tha se Këshilli dhe opozita mbetet e palëkundur duke përfunduar 5 qershorin me të gjitha elementet.