Ora News - “Zgjedhjet në 30 korrik”, Shahini: Është kërkesë e 11 rektorëve, vetëm Koni kundër

2020-08-03 0

#tvora #rtvoranews

Vijojnë përplasjet për datën e zgjedhjeve në universitete, ku ministrja e Arsimit Besa Shahini raportoi në interpelancë në Parlament. Përpos kundërshtive, si nga akdaemikët, ashtu edhe nga ana e studentëve, ministrja garantoi se procesi do të zhvillohet në datën 30 korrik, si kërkesë kjo e 11 rektorëve.

Ministrja e Arsimit tha në seancë plenare se zgjedhjet në universitete do të mbahen më datë 30 korrik pasi sipas saj kjo është dhe kërkesa 11 rektorëve.

Në përgjigje të rektorit të Tiranës që deklaroi se zgjedhjet nuk mund të bëhen në këtë datë Shahini u shpreh se Mynyr Koni është i vetmi nga rektorët që e kundërshton këtë proces.

Shahini: Rektori i Universitetit të Tiranës nuk ishte pjesë e grupit të rektorëve që kërkuan zgjedhjet më 30 korrik dhe nga përpjekjet e vazhdueshme që ai bën për të penguar procesin zgjedhor, po supozoj që ai është kundër. Por besoj që pajtoheni që thjesht nuk mund të injorojmë kërkesën e 11 rektorëve të tjerë dhe kërkesën e gjithë trupës akademike në Universitetin e Tiranës që zgjedhjet të bëhen tani.

Deputetja e opozitës parlamentare Fatjona Dhimitri bëri përgjegjëse ministren Shahini për atë që e quajti kaos në universitete. Sipas saj urdhri për të bërë zgjedhje më 30 korrik është i paligjshëm.

Dhimitri: Urdhri juaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në 30 korrik është i paligjshëm pasi nuk mbështetet në asnjë nen dhe asnjë paragraf të ligjit për arsimin e lartë. Për tju rifreskuar kërkesën, me ligjin e ri kjo e drejtë iu ka kaluar vetë universiteteve duke qenë se hartojnë në mënyrë të pavarur rregulloret e zgjedhjeve. Znj./ ministre, e keni futur në kaos botën universitare duke nxjerë urdhra kontradiktore shtyrjesh të zgjedhjeve.

Diskutimet për zgjedhjet në universitete janë shoqëruar me debate nga ana e grupeve të interesit. Një ditë më parë studentët dhe Qëndresa Qytetare dorëzuan në Kuvend nismën ligjore që forcon përfaqësimin e studentëve në këto zgjedhje.

Ato kërkojnë gjithashtu që përfaqësimi i tyre në senat të jetë 30 përqind nga 10 që është aktualisht

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/zgjedhjet-ne-30-korrik-shahini-eshte-kerkese-e-11-rektoreve-vetem-koni-kunder/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv