#tvora #rtvoranews
Rruga që lidh Vlorën me Zvërnecin prej vitesh është e degraduar në një gjatësi prej pak më shumë se 1 km. Ajo ka mbetur peng e varësisë së dyfishtë mes bashkisë së Vlorës dhe ARRSH.
Në verë pluhur e në dimër baltë!
?Tani që është e thatë edhe shoh me sy, por kur lagështira mbytet këtu, nuk shikon. Mbetemi me makinë në gropë brenda.?
Kjo rrugë të çon drejt zonës turistike të Zvërnecit në Vlorë!
Por varësia e dyfishtë mes ARRSH dhe Bashkisë së Vlorës e ka lënë në këtë gjendje!
Për turistët është shija e hidhur e një zonë të bukur.
?Plazh i mirë, po kjo rrugë e ka prishur. Kjo është tmerr, duhet të rregullohet kjo çështje. Kam dy vjet që e frekuentoj plazhin rregullisht, dhe është e njëjta gjë.?
Ndërsa banorët e zonës thonë se kanë mbetur pengje të saj.
??Është një braktisje që duhet vënë re. Çdo nditë ngelëm në pikat e servisit për 1 kilometër.?
Për ndërhyrje duhet dakordësia mes ARRSH dhe Bashkisë së Vlorës.
Banorë e turistë kërkojnë ndërhyrjen e premtuar që sipas tyre do ti ndryshojë pamjen zonës.
?Ruga poshtë edhe këtej është shumë e mirë, vetëm ky vendi këtu nuk e di pse e kanë lënë kështu.?
Por në bashkinë e Vlorës thonë se fondet mungojnë edhe për vitin 2020!
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/peng-per-1-km-rruga-qe-lidh-vloren-me-zvernecin-e-amortizuar/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv