Aksidentet rrugore janë të shpeshta sidomos gjatë verës, ku përpos lëndimeve të njerëzve shkaktojnë edhe dëme në infrastrukturë. Bashkia e Shkodrës po ndërhyn për riparimin e ndriçuesve në rrugën e Shirokës dhe akse të tjera të cilat kishin mbetur në errësirë si pasojë e shkatërrimit të shtyllave.