Rakia e manaferres, pija qe te ngroh mushkerite (13 Gusht 2000)

2020-08-03 10

Lajme Arkiva 2000
Në gusht ferra nuk duket dhe aq e shëmtuar. Manaferrat nxihen dhe tundimi për t'i shijuar bëhet më i mprehtë. Në fakt ka dhe një mënyrë më të këndshme për të shijuar këtë frut, rakia. Kokrrat e zeza nuk duan më shumë se 11 ditë për t'u fermentuar. Më pas e njëjta rrugë si dhe për rrushin. Kazani. zjarri, distilimi dhe faqorja. Mbi të gjitha kjo raki kërkon sa më pak hile. Ky prodhues tregon se kur ka nxjerrë kazanin e parë, fqinjët kanë mbetur të mrekulluar dhe kanë porositur.
Në lokalet e kryeqytetit ka filluar të kërkohet edhe kjo lloj pije. Çmimi i dorës së parë vërtitet tek 1 mijë lek për litër. Megjithatë ata që e njohin thonë se ia vlen. Ka aromë të këndshme, të ngroh mushkëritë, nuk të jep dhimbje koke dhe përdoret edhe si ilaç. Ndoshta kjo ka qenë dhe rruga përmes së cilës e ka marrë ferra uratën./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange