Fier, zbardhen rrethanat e ekzekutimit te Astrit Braces (12 Gusht 2000)

2020-08-03 24

Lajme Arkiva 2000
Zbardhen rrethanat e ekzekutimit të Astrit Braçes. Pas ekspertizës mjeko-ligjore të bërë kufomës së viktimës, rezulton se Braçe është qëlluar me dy plumba në kokë. Pasi kanë shtënë në makinën ku udhëtonte familja Braçe dhe kanë lënë të vdekur djalin 8-vjeçar dhe të plagosur nipin 9 vjeç, atentatorët kanë ndjekur Astritin i cili ka dalë nga makina dhe pasi ka ecur disa metra larg shkurreve, ka arritur të hidhet në lumin Vjosë.
Personat e kanë qëlluar me breshëri automatike dhe e kanë lënë të vdekur në rrjedhën e lumit. Nga ekspertiza e plagëve rezulton se 37 vjeçari është qëlluar nga një largësi rreth 50 metra. Pasi e kanë vrarë Braçen, personat janë larguar deri në një zonë të pabanuar, rreth një orë larg vendit të ngjarjes ku sot policia ka gjetur automjetin e atentarëve.
Makina tip Audi me targë të Lushnjes, rezulton një automjet i paregjistruar ndërsa targat janë false. Automjetit i është bërë menjëherë ekspertiza për të administruar ndonjë shenjë të mundshme të vrasësve. 37 vjeçari Braçe ka punuar ai oficer i policisë së Fierit për një periudhë para dhe gjatë vitit 1997. Sot kolegë të tij, efektiva të Komisariatit Fier kanë ngushëlluar në familjen Braçe.
Ende asnjë lloj njoftimi zyrtar mbi motivet e këtij eliminimi, por bëhet e ditur se është krijuar një pistë paraprake dhe po punohet për zbardhjen e identitetit të personave që kanë qëlluar dhe eleminuar Asllan dhe Astrit Braçen, babë e bir./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange