#tvora #rtvoranews
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga administratorin e kompanisë së gazit, në zonën e ish-metalurgjikut ku mbeten të plagosur tre punëtorë! Ai akuzohet për shkelje të rregullave në punë. Ndërkohë punëtorët e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën!
Shpërthimi i gazit me pasojë plagosjen e tre punëtorëve ka çuar në pranga administratorin e kompanisë me aktivitet në zonën e ish-kombinatit Metalurgjik.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e se mërkurës (22 korrik), duke shkaktuar panik në zonë.
54-vjeçari, Yllson Pëllumbi akuzohet për veprën penale ?Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë?.
Ndaj tij është marrë masa e arrestit, pas verifikimeve që bënë në ambientet e kompanisë ekspertë të inspektoriateve nën drejtimin e prokurorisë së Elbasanit.
Policia në njoftimin e saj nuk bën me dije shkakun, por burime thonë se është pasojë e amortizimit të kushteve të fabrikës së gazit dhe moszbatimi i kushteve teknike.
Kjo sipas të dhënave paraprake coi në plagosjen e tre punonjësve ndërsa rrezikoi të marrë përmasa të mëdha në rast se rrjedhja e gazit nuk do të ndalohej në kohë nga forcat zjarrfikëse.
Të plagosur mbetën babë e bir, Osman e Eduard Bendaj dhe Qemal Mullahu.
Sipas Policisë ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/shperthimi-i-gazit-te-ish-metalurgjiku-ne-elbasan-pranga-administratorit-te-firmes-ku-punonin-3-te-plagosurit/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv