Rama: Po ta shohesh me logjike te ftohte, PS beri vetevrasje politike me...

2020-08-03 0

Nga foltorja e Kuvendit, pak përpara votimit të marrëveshjes së bërë më 5 Qershor me PD dhe aleatët e saj, Edi Rama u ka dërguar një mesazh kundërshtarëve politikë duke u këkruar që të reflektojnë dhe të ulen në tryezën e dialogut.

Edhe një herë theksoi se ai nuk e voton me zemër këtë marrëveshje, por me logjikë, ndërsa shkoi me tej kur tha se PS ka bërë lëshime deri në vetëlëndim, duke përmendur këtu heqjen e raundit të dytë.

?Po ta shohësh me logjikë të ftohtë është vetëvrasje politike që një forcë shumice të heqë dorë nga raundi i dytë në një moment të caktuar, në një reformë të caktuar? kohët dhe data në këtë kuvend i ka ose arkivi i shtetit ose memoria e Muslim Murrizit, se kur PS u tërhoq nga raundi i dytë, një çmenduri?. Por nëse e shohim në këndvështrimin që unë po përpiqem të fokusoj këtë mesazh, e kundërta do të ishte e çuditshme, që PS të qëndronte në pozicionin e vet dhe të thoshte ?jo, jo???, tha ai ndër të tjera.

Rama duke falenderuar Rudina Hajdarin dhe grupet e opozitës parlamentare, i ka bërë thirrje edhe Muslim Murrizit që ta votojë marrëveshjen e 5 Qershorit.

?Do të ishte mirë që edhe Muslim Murrin edhe të tjerë bashkë me të, të mos e firmosnin me rezervë marrëveshjen mes nesh dhe ta votonin atë që sot do të votojmë me një shumicë të gjerë, duke dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët, se ne jemi të vetëdijshëm për realitetin politik dhe ky parlament nuk shfrytëzon rastin për të anashkaluar atë realitet por shpreh me votë vullnetin për tu dhënë të gjithëve një mundësi të barabartë në zgjedhjet e ardhshme duke pranuar një administrim zgjedhor ku PD dhe aleatët nuk janë të përjashtuar, por janë të përfshirë në mënyrë të barabartë me shumicën.

Nuk është sekret që unë nuk e votoj me zemër por me mendje marrëveshjen e 5 Qershorit të përkthyer në ligj. E votoj me mendje në sensin që jam i vetëdijshëm për vlerën që ka në raport me ato palë të vetëpërjashtuar nga parlamenti dhe jo me ata që e morën atë vendim katastrofik, por me ata që janë votuesit e tyre.

Gjithë demokratëve që ende besojnë te Basha e PD, u them se kjo është PS, këta jemi ne, që nuk kemi asnjë lidhje me akuzat, përrallat për diktator, e kështu me radhë. Nëse do të kishim qoftë dhe një lidhje të vogël me këto akuza, nuk do të kishim bërë këtë që po bëjmë sot dhe kishim gjithë legjitimitetin për të mos e bërë.

Sot unë jam me mendje i bindur që do ta votojmë dhe duhet ta votojmë të gjithë 5 Qershorin, jo sepse mua më pëlqen, nuk më pëlqen. Unë kam një problem të madh me 5 Qershorin, mosdepolitizimin e administratës zgjedhore. Është fyese për Shqipërinë, fyese për dhjetra mijëra njerëz që janë në punë që të konsiderohen hajdutë votash në potencë dhe administrimi politik të konsiderohet garanci për integritetin e procesit zgjedhor.

Por ky është lëshimi i madh i pamerituar totalisht për Lulzim Bashën dhe lidershipin e opozitës jashtëparlamentrare, por i merituar për votuesit e tyre, për demokratët që s?duan të më shikojnë me sy mua, sepse dhënia e mesazhit ...

Free Traffic Exchange