Wake Up/ “Shën Sofia” e (in)tolerancës fetare. Studiuesi Erald Kapri: Kjo është çështje politike

2020-08-03 0

Konvertimi i kishës së Shën Sofisë në Stamboll në xhami, vijon të ngjallë debat. Vendimin e ka marrë Erdogani pasi një gjykatë e gjeti jo të mbështetur në ligj një dekret të qeverisë së Qemal Ataturkut, të marrë 86 vjet më parë. ?Mënyra si e përdorim këtë monument, deklaroi Erdogan, është punë e Turqisë, se Shën Sofia është nën sovranitetin tonë?.
Shën Sofia është trashëgimi e kulturës botërore në kuptimin më strikt të kësaj fjala.
E ndërtuar në shek. VI nga Justiniani shënon një nga monumentet më me vlera të artit bizantin. Pas tetë shekujsh funksionimi si kishë do të konvertohej në xhami me rënien e Kostandinopojës, për të marrë statusin e muzeut pas pesë shekujsh, më 1934, gjatë reformave të Ataturkut, babait të Turqisë moderne.
Parë kështu, në rrjedhën e shekujve Shën Sofia ka qenë truall simbiotik fesh e qytetërimesh dhe ka marrë peshën e simbolit të bashkëjetesës religjoze e kulturore. Statusi i muzeut e mishëronte më mirë këtë simbolikë dhe e kthente monumentin në urë mes feve e qytetërimeve.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Free Traffic Exchange