'Listat e hapura kërkesë e jona', Hajdari: Nuk ka pasur presion ndërkombëtar

2020-08-02 0

Rudina Hajdari e ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv tha se nuk ka pasur presion nga ndërkombëtarët për listat e hapura. Në lidhje me komunikimin me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim, ajo shtoi se ka pasur kontakte, aq sa anëtarët e tjerë të Këshillit Politik.

"Nuk ka pasur presion ndërkombëtar për listat e hapura. Listat e hapura mbështeten për të përmirësuar cilësinë e demokracisë. Sa herë të ketë kërkesë për mbledhje do të jem e pranishme, besoj edhe zoti Murrizi se tregojmë vullnetin. Natyrisht që kam pasur kontakte, aq sa kanë anëtarët e tjerë të Këshillit Politik, edhe gjatë kësaj periudhe. Mendoj se është e qartë që edhe heshtja është një lloj qëndrimi. Nuk besoj që do dali njeri kundër kësaj", tha Hajdari.

Free Traffic Exchange