Komisioni miraton amnistinë/ Qeveria s’pret qëndrimin final të FMN, BB dhe BE - Vizion Plus

2020-08-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisoni i Ekonomisë miratoi nismën e qeverisë për amnistinë fiskale dhe atë penale, që parashikon legalzimin e pasurive të padeklraura në vite. Por qeveria ka nxituar dhe nuk ka pritur komentet e asnjë prej insitucioneve ndërkombëtare financiare. Ministrja e Financave, Anila Denaj tha se drafti final i është derguar tre insitucioneve kryesore, por me sa duket ato kanë shprehur kundërshtitë e tyre në heshtje. ?Ne i kemi dërguar draftin final fmn bb dhe delegacionit të bashkimit europian por deri më tani ato nuk kanë dërguar asnjë koment, sigusht misioni i FMN ka bërë një deklaratë publike dhe e kanë shprehur qëndrimin e tyre për këtë cështje?, tha Denaj në Komisionin e Ekonomisë. Në fakt nisma e amnistisë nuk është përkrahur nga organizatat ndërkombëtare, por qeveria duket e vendosur për ta zbatuar edhe pse rreziku më i madh i saj është legalizimi i parave të ardhura nga aktivitetet kriminale. Por ministrja sqaroi porcedurën që do të ndiqet për verfikimin e pasurive që do të deklarojnë subjektet përfituese.Brenda muajit korrik, Parlamenti pritet të miratojë projektligjin. Ai parashikon 3 tarifa të ndryshme të legalizimit të pasurive, në varësi të kohës se kur bëhet deklarimi, por se sa do të jenë të interesuar individët dhe bzineset për të përfituar këtë, do ta tregojë koha.

Free Traffic Exchange