#tvora #rtvoranews
Miratimi i listave të hapura do të kërkojë patjetër ndryshime në kodin zgjedhor. Nënkryetar i KQZ aktuale Denar Biba në një intervistë për Ora News thotë se ndryshimet kushtetuese nuk pengon koalicionet por kurrësesi ato nuk mund të jenë në formulën aktuale dhe se do të duhet të garojnë në një listë të përbashkët.
Biba: Nëse shkohet drejt listave të hapura nuk përputhen me koalicionet me mënyrën sesi funksionojnë sot. Nëse çdo parti do të vinte me listën e vet të hapur atëherë nuk do të kishim zgjedhje, fleta e votimit do të ishte kilometrike. Në zgjedhjet tona hyjnë rreth 60 parti me nga 140 deputetë, fleta e votimit do të ishte si një libër. Praktikisht do të ishte e pamundur.Nëse mazhoranca po shkon drejt listave të hapura, të ciat i japin qytetarëve mundësinë që përveç forcës politike të zgjedhin edhe kandidatin e dëshiruar dhe kjo është kërkuar nga shoqëria civile, patjetër nuk mund të kemi koalicione siç janë sot. Koalicionet nuk pengohen, mjafton që të dalë me një listë të veten. Do të ketë patjetër ndryshime në kodin zgjedhor që do të reflektojnë dhe listat e hapura.
E ndërsa opozita po akuzon mazhorancën për ndryshime të njëanshme, në fund duket se do të vendosë forca e kartonit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/biba-listat-e-hapura-pamundesojne-koalicionet-aktuale-vota-e-emigranteve-e-pamundur-per-zgjedhjet-e-2021/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp