Ora News - Probleme me sistemin, Kakavija hapet pas 8 orësh, mbetet e bllokuar në Qafë Botë

2020-08-02 0

#tvora #rtvoranews


Kaosi dhe radhët e gjata u rikthyen në kufirin mes Shqipërisë e Greqisë këtë të mërkurë, pasi qeveria e vendit fqinj ka ndryshuar skemën e menaxhimit të situatës së krijuar nga Koronavirusi.



Lëvizja në rrugë tokësore e shtetasve shqiptare apo të huaj me leje qëndrimi në Greqi, shtetasve greke apo minoritarëve do të behet vetëm përmes Kakavijës e Kapshticës.


Por të gjithë ata që kanë të drejtën e lëvizjes, duhet të tregojnë kujdes pasi 48 orë me herët duhet të plotësojnë online një Formular në adresën https://travel.gov.gr/#/


Aty do të gjenerohet një kod, pa të cilin do të bllokohen në kufi!


Bllokimi i sistemit dhe mungesa e informacionit nga një pjesë e qytetarëve krijoi probleme në pikat kufitare.


Ndërkohë mes atyre që do të kalojnë disa do të përzgjidhen me algoritëm për tiu nënshtruar testimit të koronavirusit.


Qytetarët e vendeve të BE-së apo të vendeve të treta nuk lejohen të kalojnë kufirin.


Pikat e Kalimit Kufitar Tre Urat Përmet dhe Qafë Botë Sarandë janë të mbyllura nga pala greke.


Lëvizja e automjeteve të transportit të mallrave vazhdon normalisht, si në hyrje edhe në dalje por edhe shoferët e kamionëve duhet të plotësojnë formularin online.


Shqipëria ndërkohë vijon të mbajë hapur kufijtë për të gjithë në hyrje.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/greqia-probleme-me-sistemin-shqiptaret-mbeten-te-blokuar-ne-kakavije/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3


For more content from click HERE www.oranews.tv


Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s


Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID


Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp