Kthehen me avion ne Rinas 110 persona

2020-08-02 0

Vijojnë operacionet e riatdhesimit dhe të kthimit vullnetar të shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së.

Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit njofton se pasditen e sotme në Rinas u riatdhesuan nga Metz, Francë, me charter, 110 shqiptarë, me qëndrim të paligjshëm në Francë dhe në zonën Schengen, të cilët u kthyen vullnetarisht.

Operacionet e riatdhësimit u realizuan në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në një nga vendet e zonës Schengen, që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t?u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ.

Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero.
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët, do vijojë operacionet e riatdhesimit dhe do forcojë masat duke shtuar patrullimet në kufirin jeshil./tvklan.al