105 vite më parë, në Fushën e Shtojit në Golem 15 ushtarë malazezë vrasin pabesisht dy nga figurat më me peshë të kohës: luftëtarin Çerçiz Topulli dhe gazetarin Mustafa Qulli. Njëri simbol i pushkës e tjetri i penës. Mustafa Qulli (Leskovik, 1887 - Shkodër, 17 korrik 1915), drejtor i gazetës ?Populli?, që po bënte rezistencë titanike ndaj pushtuesve me artikuj për çështjen kombëtare, u vra në moshën 28-vjeçare, si e vetmja mënyrë për të bërë patriotin të heshtte për pazaret që bëheshin më Shqipërinë.
?Ka qenë Mustafa Qulli ai që ka mediatizuar maksimalisht çështjen e shkronjave shqipe në një nga titujt e ?Dritës?, ku thotë: ?Liri për shkronjat shqipe?. ?Drita? u botua në Manastir në vitin 1911 menjëherë pas reaksionit xhonturk. Ky moment shpërthimi lirie shprehet fuqishëm në gazetarinë shqiptare, që merr një tjetër ritëm në atë kohë?, shprehet juristi Heral Saracci, i cili është familjari i tij.
Ndonëse fare i ri në moshë, përpjekjet e Dëshmorit të Atdheut për të forcuar shtetin e ri shqiptar që si kishte mbushur ende 3 vjeç, mund të krahasohen me ato të një ushtrie gazetarësh idealistë. Historia e vendit, të cilit ai i dedikoi rininë, jetën e tij, duket se e ka lënë të mënjanuar. Një pllakë përkujtimore në Leskovikun e tij, është një lloj ndërgjegjësimi, por figura shumëdimensionale e Mustafait, si gazetar, publicist, satirist, botues, mësues, veprimtar nacionalist pret ende të shpëtojë nga kthetrat e harresës.
?Me dëshirën për t?i përkujtuar familjarët tanë, pastaj një pasardhësin tim, por edhe për të dhënë edhe kontributin qytetar për një figurë të ndritur të nacionalizmit shqiptar, siç është Mustafa Qulli, brilant në gazetari, ndërmorëm këtë iniciativë, për vendosjen e pllakës përkujtimore në qytetin e lindjes së tij në Leskovik. Për fat gjetëm dashamirësi edhe bashkëpunim nga autoritete lokale, të njësisë vendore të Leskovikut edhe Bashkisë kolonjë, që duam që t?i falënderojmë?, shprehet Saraçi.
Mustafa Qulli, më shumë se një shekull më parë përmes gazetave të tij ?Drita?, ?Populli, ?Drita e Popullit?, dha shembullin e gazetarit, që bërtiste të vërtetën dhe e vinte atë në shërbim të vendit.