Lokali te Mavrovasja prishet në fillim të gushtit

2020-08-02 0

Pushteti lokal në Çair nuk di se kush ndërton para qendrës tregtare Mavrovasja. Nga komuna thonë se investitori është anonim dhe prandaj nuk kanë mundur ta informojnë se objekti është i paligjshëm dhe duhet të prishet. Gjatë kontrollit në teren, punëtorët në objekt nuk kanë dashur ta nënshkruajnë procesverbalin e inspektorëve komunal. Prandaj, nga komuna, siç thonë për Alsat, tani përmes publikimeve nëpër gazeta do ta informojnë pronarin se objekti që e ndërton është i paligjshëm dhe do duhet ta prishë deri në fund të korrikut. Nëse këtë nuk e bën ai vetë, atëherë objektin do ta prishë komuna, por për këtë do duhet të angazhojë kompani.

Kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot u distancua nga objekti i paligjshëm, por nga Qeveria do kërkojë t?i marrë të gjitha mbikëqyrjet inspektoriale.

Komunave t'u merren kompetencat e inspektoratit të ndërtimit dhe ato t'i jepen Qytetit të Shkupit në mënyrë që të vendoset një farë lloj kontrolli, sepse qytetarët me të drejtë reagojnë, sepse janë të shqetësuar për ndërtime urbanistike ilegale në një pjesë të qytetit - deklaroi Petre Shilegov, Kryetari i Shkupit.

Objekti megjithatë ka procedurë legalizimi, por vetëm për platformën të cilën e ka pasur më parë si kafeneja "Fontana". Lokali u kaplua nga flakët në muajin maj kur edhe kishte orë policore. Ndërtimi i objektit të ri filloi një muaj më vonë.

Igor Stefanovski