Deri nga mesi i gushtit pritet aktakuzë për rastin “I pushtetshmi”

2020-08-02 1

Hospitalizimi në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe trajtimi nga koronavirusit shtyu aktakuzën e Antonio Milloshoskit në rastin "i pushtetshmi". Deputeti i VMRO DPMNE-së kishte 15 ditë që personalisht t'i shqyrtojë provat kundër tij. Por për shkak të zgjedhjeve dhe trajtimit të tij në Klinikë, afati është zgjatur. Milloshoski tani do të marrë edhe 15 ditë të tjera nga prokuroria për shqyrtim, pasi që mjekët nga Klinika e Sëmundjeve Infektive i kanë rekomanduar pushim në shtëpi.

Megjithëse i dyshuari ka avokat dhe është liruar nga trajtimi në spital, duke pasur parasysh rekomandimin që ai të pushojë dhe duke pasur parasysh që shëndeti i njeriut nga njëra anë dhe respektimi i të gjitha të drejtave të të dyshuarve në procedura janë jashtëzakonisht të rëndësishme, besoj se periudha e ndërprerë prej 15 ditësh duhet të vazhdojë pas skadimit të periudhës deri kur i dyshuari Miloshoski të pushojë sipas rekomandimit të mjekut"-tha Fatime Fetai, prokurore.

Por, edhe përkundër mundësisë së këtillë, avokati i deputetit e ka informuar Prokurorinë se Milloshoski nuk kërkon personalisht t?i shohë dëshmitë, por edhe t?i propozojë prokurorit eventualisht të sigurojë dëshmi tjera që do ishin në dobinë e tij.

Antonio Millososki në rastin ?I Pushtetshmi? dyshohet bashkë me 13 persona tjerë. Sipas Prokurorisë, ai me pozitën e tij politike ka mundësuar me çmime të ulëta të shitet prona shtetërore njerëzve të tij të afërt, gjegjësisht në vitin 2011 ka arritur ta hutojë Këshillin e komunës Pllasnicë që të tjetërsojë një ?Shtëpi të përbashkët? me çka është shkaktuar dëm prej 50 mijë eurove. Sipas afateve të reja, aktakuzë për deputetin Milloshoski mund të pritet deri ka mesi i muajit gusht.




Bojan Stojanovski