Kultivimi i grurit për fermerët e fushës se Maliqit është një tradite e hershme. Sipërfaqja e mbjellë në këtë zonë arrin në 3 200 ha, ç'ka vihet re rritja e kultivimit të grurit krahasuar me një vit më parë.
Fermerët po marrin prodhimin që këtë vit ka qenë i bollshëm, por problem për ta mbetet çmimi i ulët në treg.
Çmimi është i ulët, 30 lekë të reja na ka ardhur sivjet. Nuk mbulohet kostoja. 10 është plugimi, veza është 10 lekë, fara është 10 lekë, mbjellja me 5 lekë", tha një fermer.
Ata kërkojnë që shteti të japë subvencione për të gjithë kultivuesit e drithërave, pasi shpenzimet janë të larta, ndërsa çmimi i shitjes 30 lek për kg.
?Kanë njëfarë interesi fermerët që kultivojnë edhe mbjellin grurin, por çmimi siç e shikoni dhe vetë është shumë i ulët. Ndoshta duhet të ndërhyjë me subvencionime. Çdo gjë është me kosto të madhe duke filluar që nga plehërimi, spërkatjet, plugimet, të gjitha. Po ta shikoni dhe vetë rruga është me shumë probleme, e pashtruar e parregulluar. Kemi shumë probleme me transportin", u shprehën fermerët.
Pavarësisht vështirësive, shumica e familjeve në fshatin Libonikë të Maliqit kultivojnë këtë kultura bujqësore sepse toka është e përshtatshme dhe jep rendimet të lartë. Ata shprehen se e mbjellin grurin për konsum familjar ndër tepricat i sheshin në fabrikat e miellit.
"Venë me rendimentin, 5 deri në 6 kuintal për ha, sivjet prodhimi është i bollshëm por problem mbetet çmimi i ulët. Unë kam magazinë, por pjesa më e madh që s?kanë magazinë e shpien në fabrikat të miellit, me një çmim që e kanë vendosur ata. se nuk ka ku ta çoj. Fshatari është i detyruar të lëshojë, se ka ku e çon të mbaj pjesën e vet dhe pjesën tjetër e çon në fabrikë me një çmim 300 lekë të vjetra, aq është këtë vit", tha fermeri.