ASH-AA, protestë kundër vjedhjes së votës

2020-08-02 1

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të protestojnë të hënën kundër vjedhjes së votave. Marshi është paraparë të nisë nga parku i Çairit në orën 18 dhe të përfundojë para zyrave të KSHZ-së dhe selisë së BE-së. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari tha se për këtë veprim janë të detyruar, pasi për 18 vite po abuzohet me votën dhe vullnetin politik të shqiptarëve.

?Ideja është se drejtësinë në Maqedoni nuk mund ta kërkosh në Institucione, ne jemi të detyruar të dalim në rrugë ta kërkojmë drejtësinë. Keni parasysh ka ndodhur një vjedhje brutale e zgjedhjeve e cila po përsëritet këto 18 vjet.... të abuzohet me votën dhe vullnetin e lirë të shqiptarëve është krim politik. Këto njerëz, banda që mbushin sot kutitë, nesër do të jenë të lirë dhe do t?i zhvasin njerëzit tanë, do të bëjnë rrehje dhe shitje dhe narkotik tek fëmijët tanë dhe do të bëjnë kriminalitete të ndryshme dhe njëkohësisht do të jenë të mbrojtur prej BDI-së?- deklaroi  Arben Taravari, ASH.

Për BDI-në, zgjedhjet kanë qenë demokratike. Zëdhënësi i integristëve Bujar Osmani, pas takimit me ambasadorin e BE-së Zhbogar ka thënë se ?Në rrethana të komplikuara nën presion të sfidave nga pandemia, kishim zgjedhje korrekte dhe të lira në të cilat qytetarët dëshmuan pjekuri politike?

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohen 178 padi për parregullsi në zgjedhjet e 15 korrikut. Numrin më të madh e ka Partia ?E majta? e cila ka dorëzuar 101 padi, më pas koalicioni ASH ? AAA e cila ka dorëzuar 75 padi, 1 padi ka Unioni Social Demokrat dhe një padi është dorëzuar nga një person fizik. Nga KSHZ për Alsat thonë se të gjitha partitë parashtruese të ankesave janë njoftuar për vendimet e KSHZ-së, ndërsa tani presin vendimet e gjykatës.

KSHZ ditë më parë i hodhi poshtë të gjitha ankesat e partive politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut.

Grafik:

Paditë në Gjykatën Administrative

LEVICA ? 101 Padi                                       ASH-AAA ? 75 Padi

INTEGRA ? 1 Parti                                        Qytetar (person fizik) ? 1 padi




Mefail Ismaili