http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banorët e fshatit Burimas në Maliq protestuan këtë të mërkurë për mungesën e ujit të pijshëm.Ata thanë se në këto ditë të nxehta vere po përballen me vështirësi të shumta pasi prej dhjetë ditësh nuk kanë asnjë pikë ujë shtëpitë e tyre.Të ndodhur në këtë situatë, banorët tregojnë se kanë qenë të detyruar që të mbushin ujë tek burimet e fshatit.Mungesa e furnizimit me ujë pranohet edhe nga kryebashkiaku i maliqit, Gëzim Topçiu, i cili thotë se shkak për këtë gjendje është bërë shterimi i burimit në fshatin Maçurisht që shërben për furnizimin e zonës me ujë. Në fshatin Burimas janë rreth 800 banorë të cilët vuajnë mungesën e ujit. Problematikë kjo që shtrihet në të gjithë njësinë administrative të Pojanit.