#tvora #rtvoranews
Kryebashkiaku Erion Veliaj nuk i është përgjigjur sërish thirrjes së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.
Ndryshe nga seanca e shkuar në përballjen me presidentin e ?Yldon Media Group? Ylli Ndroqi këtë herë ai është përfaqësuar nga vetëm një avokat
Para trupës gjykuese përfaqësuesi ligjor i të zgjedhurit argumentoi se Veliaj nuk mund të ishte prezent për shkak të axhendës, ndërsa u shpreh se kryebashkiaku kërkon pajtim
Për këtë kërkesë z.Ndroqi deklaroi se konform ligjit duhet të jetë vetë z Veliaj, i cili në seancë pajtimi duhet të kërkojë falje për ato ç?ka thënë ndaj ndaj tij dhe gazetareve të RTV Ora dhe Ora News
Në këtë situatë duke argumentuar se koha mes dy seancave të para ishte e shkurtër, avokati i Veliajt kërkoi që procesi të shtyhej në shtator çka bëri që trupa e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion të vendoste datën 8 shtator për seancën e rradhës.
Avokati Erind Mërkuri: Avokati i tij (i Erion Veliajt) parashtroi se nuk mund të paraqitej për shkak të angazhimeve publike dhe axhendës së ngjeshur për këtë arsye u kërkua dhe nga gjykata prania e tij për në seancën e 8 shtatorit në mënyrë që të realizohet procedura mes palëve në këtë drejtim. Ftojmë zotin Veliaj të jetë i pranishëm duke respektuar institucionin e gjykatës, për më tepër një gjykatë që ka dalë nga reforma në drejtësi.
Presidenti i Yldon Media Group paditi Veliajn pas shantazheve që ai u bëri gazetarëve të RTV Ora dhe Ora News, por dhe përgjigjeve ofenduese ndaj vete z Ndroqi duke deklaruar mjaft të pavërteta
Një tjetër padi në SPAK është ngritur dhe për moskallëzim krimi, pasi Veliaj pretendon se kanë tentuar gjobë si kryebashkiak.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/erion-veliaj-refuzon-perballjen-nuk-shkon-ne-seance-por-kerkon-pajtim-ndroqi-hajde-ne-gjyq/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv