Top News - Mbyllja e sesionit/ Kuvendi, 3 seanca në javën e fundit

2020-08-02 0

Në prag të mbylljes se sesionit parlamentar, konferenca e kryetarëve e zhvilluar online ka miratuar kalendarin e javes se fundit te punimeve të Kuvendit , për periudhën 24-31 korrik 2020. Ne programin e miratuar është përcakuar një kalendar i ngjeshur me seanca, ku do të mbahen tre të tilla për 3 ditë, në datat 27, 28 dhe 30 korrik 2020. Nuk jepen sqarime pse janë caktuar 3 seanca në një javë, kur zakonisht behet vetëm një e tille dhe në pak raste dy seanca në javë. por duket se cështjet e mbetura të pamiratuara gjatë ktij sesioni, ku në periudhën e parë të pandemisë seancat plenare thuajse nuk u zhvilluan fare, jane shkaku i shtimit te seancave. Por edhe projektligje te rendesishme që janë shqyrtuar këto kohë në komisionet parlamentare, do te miratohen në seancat e fundit të këtij sesioni. Në seancën që do mbahet këtë te enjte është planifikuar të shqyrtohen dhe miratohen ndryshimet e kodit zgjedhor, të miratuara nga komsuioni i reformes zgjedhoer dhe komsioni i ligjeve, si produkt i dalë nga marrëveshja e 5 qershorit me opoziten joparlamentare. Por zhvillimet e fundit me marreveshjen e ps me opoziten parlamentare per ndryshimin e kushtetutes me vendosjen e listave te hapura, duket se kane i kane dhene tjeter rrjedhe procesit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kuvend#TopChannel

Free Traffic Exchange