Ministria e Arsimit me anë të një letre ka vënë në dijeni presidentin Meta dhe kryeministrit Rama mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve në universitete, që zhvillohen me 30 korrik. Ajo i vlerëson përgatitjet e procesit zgjedhor si brenda ligjit dhe për këtë arsye duhet të vijojnë, ndërkohë që i kërkon rektorit Mynyr Koni, të jetë bashkëpunues, pasi deri më tani ka ndodhur e kundërta.