Banka Europiane e Investimeve, hua Shqiperise per ndertimin e rrugeve (11 Gusht 2000)

2020-08-02 0

Lajme Arkiva 2000
Banka Europiane e Investimeve do të akordojë një hua për ndërtimin e rrugëve shqiptare. Këtë e ka konfirmuar sot koordinatori i huasë për operacionin në Shqipëri dhe Bosnje-Herzegovinë, Emanuel Lineken. Kjo kredi do të financojë mbulimin e dy projekteve, atë të rrugës Tepelenë-Gjirokastër 24 kilometra dhe Lushnje-Vlorë 66 kilometra.
Kostoja totale për këtë rrugë është 77 milion dollarë të cilat Banka Europiane e Investimeve paraprakisht do t'i mbulojë me shifrën 37 milion euro. Koordinatori i huasë fillimisht ka nënvizuar se nuk lejohet lëvrimi i 37 milion eurove pa u bërë më parë shpronësimi në mënyrë që kontraktorët të mos i justifikojnë më vonesat e tyre.
Ne tha Lineken nuk do t'i prishim kontatat këtej e tutje në rast se nuk zbatohen afatet. Ai ka sqaruar gjithashtu keqinterpretimet e ditëve të fundit në shtypin shqiptar. Nuk bëhet fjalë tha ai që fondet tona të jenë keqpërdorur pasi ne kemi procedura strikte ku paguhet në fund të projektit. Aktualisht Banka Europiane e Investimeve ka dhënë dy hua shifrat e të cilave arrijnë 46 milion euro.
Nga kjo hua deri tani është disbursuar 16 milion euro për rrugët Sukth-Durrës dhe Rrogozhinë-Elbasan. Kjo nuk do të thotë u shpreh Lineken se është punuar ngadalë. Gjithsesi ai tha se këto rrugë do të përfundojnë në fund të vitit./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/