http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre puntore mbetën të plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në nje biznes ne Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 në një subjekt në zonën e ish-metalurgjikut. Të plagosur mbetën osman dhe eduard bendaj, babë e bir, dhe 61-vjeçari qemal Mullahu. Ata ishin duke punuar sic do dite kur njëra prej bombolave shpërtheu pas rrjedhjes se gazit. Nga shpërthimi, mori plagë të shumta në trup 69-vjeçari osman bendaj, ndërsa dy të tjerët nuk patën probleme serioze. Ata u transportuan me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ne vendngjarje shkuan forcat zjarrëfikëse të cilat bene rrethimin e zonës me qëllim shmangien e ndonjë shpërthimit të dytë të mundshëm. Nga hetimet paraperake dyshohet se shkak u bw pakujdesia gjate procesit te punes.