Lajme Arkiva 2000
Është gjetur në derdhjen e Vjosës pas 30 orë kërkimesh e vrarë më armë zjarri kufoma e Astrit Braçes 37 vjeç. Disa persona i kanë zënë pritë familjes Braçe që po udhëtonte drejt plazhit në vendin e quajtur Levan. Personat me automatik kanë qëlluar mbi meshkujt që ndodheshin në makinë. Mbi Astritin, djalin e tij 8 vjeçar dhe nipin.
Nga të shtënat ka mbetur i vdekur në vend djali 8 vjeçar dhe është plagosur rëndë i nipi 9 vjeç. Vetë Astri, dikur oficer i policisë të Fierit dhe vëllai i shefit së Policisë së Fierit në vitin 1997, pasi u ka shpëtuar të shtënave të para është larguar nga makina, por personat që i kanë qëlluar atij dhe familjes, e kanë ndjekur. Pas 30 orë kërkimesh kufoma ka dalë në rrjedhën e Vjosës pak kilometra larg vendngjarjes. Menjëherë është dërguar në Spitalin e Fierit ku është bërë ekspertiza.
Sot paradite në Fier është bërë varrimi i vogëlushit 8 vjeçar Allsan Braçe. Ndërsa në sallën e reanimacionit pas një operacioni disa orësh, vazhdon të luftojë me vdekjen me disa plumba në trup, nipi i familjes 9 vjeçari Ernald Preçi. Ndërkohë që nga policia e Fierit nuk është bërë asnjë deklaratë për autorët dhe motivet e këtij krimi, familja ka ngritur sot akuza politike për shkaqet e vrasjes së 37-vjeçarit Braçe./tklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/