#tvora #rtvoranews
E ndërsa hapja e listave po pritet të zyrtarizohet me votë në Kuvend, përpjekja ka nisur një vit më parë me peticionin e Nismës Thurje.
Gazetarja dhe moderatorja e emisionit ?Tempora? në Rtv Ora, Sonila Meço tha se e ka firmosur dhe vetë atë peticion.
Ajo nënvizon se opozita në vend që të paragjykojë firmëtarët e peticionit për hapjen e listave duhet të vërë para përgjegjësisë Ramën që të vërtetojë personalisht që ai i do gjërat e hapura.
Meço: E kam firmosur unë peticionin për hapjen e listave para një viti. Unë do të pranoja një gjë në rast se edhe opozita do ti kthehej zoti Rama dhe do ti thoshte: Dakord që jeni për listat e hapura, por në radhë të parë më jepni një shenjë që ju jeni njeriu që doni gjërat e hapura. Tenderat në këtë vend, garat, nuk bëhen kurrë të hapura, bëhen të paracaktuara. Asgjë nuk bëhet e hapur, nga Rama nuk kemi parë një akt të vetëm të garës së hapur. Nuk kanë pse paragjykohen ata që kanë firmosur për listat e hapura. Nga opozita do të prisja të thoshte: Zoti Rama më jep një akt në këto 7 vjet ku ti ke ndërmarrë një veprim që ka në thelb garën.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/meco-e-kam-firmosur-dhe-une-peticionin-per-hapjen-e-listave-ja-si-duhet-te-perballet-opozita-me-ramen/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp