“Jo protagonizëm me Kosovën”/ Basha: Askush nuk mund ta njollosë UÇK - Vizion Plus

2020-08-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne diten e dyte te qendrimit ne Kosove lideri i opozites Lulzim Basha u takua me kreun e Komunës së Prishtinës. Në konferencën për shtyp kryedemokrati tha se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të jetë i plotë dhe i sinqertë, dhe se Tirana duhet të heqë dorë nga protagonizmi i pavend.LULZIM BASHAKRYETAR I PD?Angazhimi i parë që kam marrë gjatë kësaj vizite në Prishtinë, është që bashkërendimi mes Tiranës dhe Prishtinës të jetë i plotë dhe i sinqertë dhe në funksion e në mbështetje të institucioneve të republikës së kosovës dhe forcave politike të Kosovës. Ky është shërbimi më i mirë që mund të bëjë Tirana, larg protagonizmit të pavend, dhe larg iniciativave të pakonsultuara të cilat kanë sjellë dëme të cilat duhet të rikuperohen, dhe mund të rikupersohen vetëm përmes një përqasje të tillë si ajo që siguroi shpalljen e pavarësisë, njohen e Kosovës masivisht nga antarët e komunitetit ndërkombëtar.?Duke iu referuar aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaci dhe ish kryeparlamentarit Kadri Veseli lideri i opozites mbrojti Ushtrine Clirimtare duke kerkuar qe drejtesia nderkombetare te mos veproje me dy standarde.LULZIM BASHAKRYETAR I PD?Askush dhe asgjë nuk mundet ta njollosë luftën çlirimtare të Kosovës që ishte jë luftë mbrojtëse ndaj një agresori me synim spastrimin etnik të Kosovës. Unë vetëm jam produkt i këtyre spastrimeve etnike që detyroi gjyshërit e mi të largohen nga Kosova. Drejtësia nuk mund të ketë dy kute, boll me një peshore që rëndon me akuza ndaj mbrojtësve të viktimave, ndërsa krimet çnjerëzore në Kosovë mbeten pa autorë.?Ndërsa kreu i Komunës së Prishtinës, u shpreh se ndihma e Shqipërisë në këtë kohë është më e domosdoshme se kurrë.SHPEND AHMETIKRYETAR I KOMUNES SE PRISHTINESE falënderoj Lulzimin për interesimin e vazhdueshëm që ka pasur për Kosovën. Në këtë periudhë nevojitet kohezion i mirë i faktorit politik brenda Kosovës por edhe koordinim i faktorit shqiptarë në përgjithësi. Kjo është periudhë e vështirë për Kosovën jo vetëm në aspektin politik të jashtëm sa i përket Gjykatës por edhe sa i përket dialogut. Ndihma e Shqipërisë është më e domosdoshme se kurrë?.Basha vizitoi edhe Mitrovicën, të cilen e cilësoi si kryeqytetin e Kombit Shqiptar, ku takoi kryetarin e komunës Agim Bahtirin.