Kritika kandidates për ambasadore/ Bushati: I mungon përvoja për diplomate në Athinë - Vizion Plus

2020-08-02 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati pozicionohet kundër Luela Hajdaragës, kandidates për ambasadore në Greqi.Mbledhjen e Komisionit për Politikën e Jashtme në një seancë dëgjimore për emrin e propozuar në krye të ambasadës shqiptare në Athinë, Ditmir Bushati e quajti në shkelje të procedurave të parashikuara në ligjin për politikën e jashtme, i votuar edhe nga vetë socialistët.Rezerva, ish numri një diplomacisë shqiptare, pati edhe për karrierën e kandidates për ambasadore. Duke iu referuar serish ligjit Ditmir Bushatin tha se Luela Hajdaraga nuk zotëron asnjë eksperiencë në shërbimin diplomatik si atë brenda dhe jashtë vendit dhe as nuk përfaqëson një personalitet me profil të lartë në jetën publike.Me kërkesën se duhet të tregohet kujdes për emërimin e ambasadorit të ri, për aq kohë sa kemi çështje të rëndësishme me Greqinë, ende të pazgjidhura, si marrëveshja e detit apo ligji i luftës, Ditmir Bushati kritikoi edhe pasardhësin e tij.Qëndrimet e shprehura në komision do t?i referohen Presidentit Ilir Meta, i cili vendos për dekretimin ose jo të Luela Hajdaragës si ambasadore e Shqipërisë në Greqi.Pas shkarkimit të Adriana Hobdarit, pas skandalit të zhdukjes së 100 pasaportave shqiptare, Ministri në Detyrë i Jashtëm, Gent Cakaj si propozim i çoi kreut të shtetit, Luela Hajdaragën, vajza e ish ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga, e arsimuar jashtë vendit, menaxhere dhe drejtuese në disa kompani private dhe së fundmi në detyrën e Koordinatores së Bashkëqeverisjes në Ministrinë e Jashtme.

Free Traffic Exchange